Kurti mbledh sot KP të VV'së diskutohet edhe çështja e propozimit të kandidatit për President - Gazeta Express
string(92) "kurti-mbledh-sot-kp-te-vvse-diskutohet-edhe-ceshtja-e-propozimit-te-kandidatit-per-president"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 8:59

Kurti mbledh sot KP të VV’së diskutohet edhe çështja e propozimit të kandidatit për President

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 8:59

Albin Kurti ka njoftuar mbrëmë se do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij. Siç është njoftuar mbledhja mbahet sot nga ora 12:00 në hotel ” Emerald”.

Kurti, për këtë mbledhje partiake ka lajmëruar pas një takimi që pati dje me kreun e Partisë Demokratike, Bedri Hamzën.

Nuk dihet nëse do ta bëjë sot, por Kurti deklaroi se VV pritet të dalë shpejt me një propozim të kandidaturës për President të shtetit.

“Ne do ta kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër. Natyrisht që mbledhjen e nesërme nuk e kemi thirrur enkas për çështjen e Presidentit të Republikës. E kemi thirrur para se gjithash, për shkak se është obligim statutor i yni kronologjik që t’i kemi katër mbledhje në vit, pra çdo tre muaj, dhe sidomos për shkak se sivjet, 2026-a është vit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Kurti para mediave.“Tash na duhen përgatitje të reja në LVV, por natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt”, theksoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement