BEGAJ NGA TETOVA: TA MBROJMË SHQIPEN ME ÇDO ÇMIM! - Gazeta Express
string(47) "begaj-nga-tetova-ta-mbrojme-shqipen-me-cdo-cmim"

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 16:06

BEGAJ NGA TETOVA: TA MBROJMË SHQIPEN ME ÇDO ÇMIM!

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 16:06

Rrugë të bllokuara nga forcat e sigurisë. Çdo kënd I pjesës së bllokuar të qytetit ishte nën vëzhgim.

Administrata e Komunës së Tetovës në gatishmëri dhe nxënës me flamuj shqiptarë në duar – ishin pamjet e mëngjesit të sotëm në Tetovë, në pritje të mbërritjes së Presidentit Begaj.

Begaj u prit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi u shoqërua me një bisedë miqësore.

Sipas agjendës, pas takimit në ndërtesën e Komunës, Presidenti shqiptar Begaj, bashkë me nikoqirin e tij, Bilall Kasamin në këmbë përshkruan rrugën nga Komuna deri te Shkolla Fillore “Liria”. U pritën me flamuj shqiptarë nga nxënësit në të dy anët e rrugës.

Shkolla “Liria” kishte organizuar një pritje madhështore për Presidentin Begaj. Nikoqirët ia bënë me dije se po qëndron në ahkollën më të vjetër të Tetovës dhe në një shkollë që prodhoi shumë breza intelektualësh e atdhetarësh.

FARIJE IDRIZI KASAMI – DREJTORE E SH.F “LIRIA”

“Kjo trashëgimi është krenari, por mbi të gjitha përgjegjësi për të trajtuar dhe zhvoilluar mëtej. I nderuari President, vizita juaj është vlerësim për punë e palodhur të mësimdhënësve ndër vite dhe një mesazh I fuqishëm se arsimi mbetet prioritet kombëtar”

Kreu I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sic u shpreh gjatë fjalimit, vlerëson lartë bashkëpunimin e Institucioneve të Shqipërisë me Komunat shqiptare jashtë kufijve duke e quajtur investim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e dy vendeve.

BILALL KASAMI – KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

“Ky bashkëpunim na forcon, na mban të bashkuar dhe na kujton se jemi pjesë e të njëjtit komb, të njëjtit trung kombëtar. Përkushtimi I përbashkët krijon mundësi të reja, ndërton ura që nuk mund të thyhen dhe sjell një të ardhme më të fortë për shqiptarët kudo që jetojnë. Tetova është gati të marrë pjesën e saj në çdo projekt të përbashkët dhe të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona”

 Presidenti Begaj, në fjalimin e tij, duke treguar njohuri të theksuara për historikun e shkollës “Liria” nuk harroi të përmend se në themelet e kësaj shkollë, gjurmë kanë lënë edhe arsimtarë e mësues nga Elbasani, Korça apo Dibra.

Ai u bëri thirrje nxënësve të kësaj shkolle, por edhe gjithë shqiptarëve të këtij nënqielli që, sic tha, të bëhen “misionarë të shqiptarisë”

BAJRAM BEGAJ – PRESIDENT I SHQIPËRISË

“Ne kemi detyrimin që ta vijojmë këtë mision, ta trashëgojmë atë brez pas brezi. Unë besoj se Kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do të bëjë çmos që Tetova të mbetet e para e këtyre anëve, sic ishte atëherë kur hapi shkollën e parë shqipe. Pas shumë vitesh përpjekje dhe sakrifice, tashmë që Marrëeshja e Ohrit na ka siguruar këtë vlerë themeltare me Ligjin e Gjuhëve, ne duhet ta mbrojmë me çdo çmim atë. Mua do të më keni gjithmonë në krah dhe mbështetës”

Në shkollën “Liria” për nder të Presidentit Begaj u organizua edhe një program kulturo-artistik në interpretim të SHKA “Xheladin Zeqiri” me këngë dhe valle që pasqyrojnë trashëgiminë tonë kulturore.

Vizita e Presidentit Begaj më pas vazhdoi në Xhaminë e Pashës në Tetovë, ku mysafirëtnga Shqipëria u pritën nga Myftiu I Tetovës, Selver Xhemaili. Presidenti Begaj nga afër u njoftua me historikun e kësaj xhamie dhe aktivietet fetare që zhvillohen në këtë monument historic. Presidenmtit Begaj iu dhurua edhe një pikturë me motive të Xhamisë së Pashës dhe urës së vjetër të Tetovës.

Presidenti Begaj vizitoi edhe kompleksin Arabati Baba në Tetovë. TV KOHA

Advertisement
Advertisement
Advertisement