Bllokadë para Usjes për ndotjen e ajrit në Shkup: Rezistenca mund të jetë e zëshme - Gazeta Express
string(81) "bllokade-para-usjes-per-ndotjen-e-ajrit-ne-shkup-rezistenca-mund-te-jete-e-zeshme"

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 11:51

Bllokadë para Usjes për ndotjen e ajrit në Shkup: Rezistenca mund të jetë e zëshme

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 11:51

Qindra qytetarë mbrëmë morën pjesë në bllokadën tetëorëshe para çimentores Usje në Shkup, si revoltë ndaj ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët e bllokuan hyrjen e fabrikës, të cilën e konsiderojnë si ndotësin më të madh në qytet.

Protestuesit kërkojnë që fabrika të zhvendoset jashtë zonës urbane.

Protesta u mbajt nën moton “Pa Usjen më lehtë merret frymë”, ndërsa organizatorët thanë se duan të dërgojnë mesazhin se “rezistenca mund të jetë e zëshme, solidare dhe kreative”.

Qytetarët porositën se pas shifrave të ndotjes shifrave ka njerëz, fëmijë të sëmurë që kolliten gjatë natës dhe rriten me inhalatorë

“Askush nuk zgjedh të jetojë me mushkëri të sëmura, por dikush zgjedh të ndotë. Me vetëdije dhe në interes personal. Ajri nuk duhet të jetë luks”, tha një qytetare..

Kompania Titan Usje në një njoftim tha se për më shumë se shtatë dekada operon si kompani e përgjegjshme dhe se respekton të gjitha obligimet ligjore.

Kujtojmë se pas një sërë protestash dhe kërkesash nga iniciativat qytetare për ajër të pastër, Qyteti i Shkupit ka pranuar iniciativën për zhvendosjen e fabrikës së çimentos Usje jashtë qytetit. Tani Qeveria duhet të shqyrtojë mënyrën për të filluar procedurë për zhvendosjen e Usje dhe të gjithë ndotësve të mëdhenj industrialë në vende të përshtatshme jashtë luginës së Shkupit.

Ndryshe, Shkupi vazhdon të mbetet me ajër shumë të ndotur, shpesh duke kryesuar listat e qyteteve më të ndotura.

Advertisement
Advertisement
Advertisement