Shtyhet mbledhja e grupit punues për reformat zgjedhore, materialet nuk ishin përkthyer në shqip - Gazeta Express
string(95) "shtyhet-mbledhja-e-grupit-punues-per-reformat-zgjedhore-materialet-nuk-ishin-perkthyer-ne-shqip"

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 11:50

Shtyhet mbledhja e grupit punues për reformat zgjedhore, materialet nuk ishin përkthyer në shqip

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 11:50

Mbledhja konstituive e grupit punues për reformat në legjislacionin zgjedhor nuk është mbajtur dje, për shkak të kërkesës së përfaqësuesve të disa partive shqiptare që materialet e punës të përkthehen në gjuhën shqipe.

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, i cili ishte paraparë të kryesonte seancën, deklaroi se diskutimi përmbajtësor nuk ka filluar fare dhe shprehu pritjen që mbledhja të mbahet javën e ardhshme.

Sipas informacioneve të mëhershme nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n, në këtë takim ishte planifikuar zgjedhja e kryetarit të grupit punues, si dhe miratimi i Rregullores së punës.

Shtyrja e seancës vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e reformave zgjedhore, të cilat kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe përfshirje të barabartë të të gjitha palëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement