Kontrolle të shtuara të AUV në Likovë për shkak të paraqitjes së lisë te delet dhe dhitë - Gazeta Express
string(88) "kontrolle-te-shtuara-te-auv-ne-likove-per-shkak-te-paraqitjes-se-lise-te-delet-dhe-dhite"

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 11:47

Kontrolle të shtuara të AUV në Likovë për shkak të paraqitjes së lisë te delet dhe dhitë

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 11:47

Pas paraqitjes së lisë te delet dhe dhitë në Komunën e Likovës është mbajtur takim në Ministrinë e Bujqësisë, transmeton Portalb.mk.

Me qëllim që të parandalohet përhapja e vatrave të reja në territorin e shtetit, është e domosdoshme që mbajtësit e deleve t’u përmbahen masave të përcaktuara kontrolluese dhe mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, të miratuara nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, si dhe lëvizja e kafshëve të bëhet me certifikatë veterinare-shëndetësore të lëshuar nga shoqëria kompetente veterinare.

Nëse blegtorët vërejnë simptoma apo ndryshime të papritura te kafshët, përfshirë edhe rritje të ngordhjeve, duhet të njoftojnë shoqëritë veterinare dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari.

Institucionet kompetente po zbatojnë masa kontrolluese dhe mbrojtëse në zonën reth fermave ku është konfirmuar sëmundja.

Nga Ministria e Bujqësisë njoftuan se në takim u theksua se eksporti i mishit të qengjit, produkteve nga mishi i qengjit dhe produkteve të qumështit të përfituara nga qumështi i deles që i janë nënshtruar pasterizimit, nuk është vënë në pikëpyetje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement