Kampi i Harry Kane mohon kontaktet me Barçën - Gazeta Express
string(44) "kampi-i-harry-kane-mohon-kontaktet-me-barcen"

Futboll

Gazeta Express

27/02/2026 16:20

Kampi i Harry Kane mohon kontaktet me Barçën

Futboll

Gazeta Express

27/02/2026 16:20

Fushatat presidenciale te Barcelona shpesh përfshijnë shumë spekulime rreth transferimeve, dhe këtë vit emri i Harry Kane është përmendur si një përforcim i mundshëm për verën.

Favoriti Joan Laporta e fitoi mandatin e tij të parë duke premtuar transferimin e David Beckham, ndërsa të dytin duke premtuar rinovimin e kontratës së Lionel Messi.

Javën e kaluar kandidati presidencial Xavier Vilajoana deklaroi se kishte qenë në kontakt me rrethin e Harry Kane për një lëvizje të mundshme.

Vilajoana i tha “Football España” se Kane do të ishte një ide transferimi që i përshtatet stilit të lojës dhe nevojave të Barcelonës në atë pozicion.

Megjithatë, sipas raportimeve, kjo ka ardhur si surprizë për vetë Kane dhe rrethin e tij.

Christian Falk ka thënë për Bayern Insider se Kane nuk është kontaktuar nga askush i Barcelonës.

Agjenti i tij Charlie Kane, i cili është gjithashtu vëllai i tij, si dhe babai i tij që punon me të, nuk janë në dijeni të ndonjë kontakti për sulmuesin e Anglisë.

Drejtori sportiv Deco ka konfirmuar se Barcelona dëshiron të afrojë një sulmues këtë verë, por deri tani nuk është e qartë se kush do të jetë objektivi kryesor.

Ka pasur shumë lidhje me sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, por financiarisht një marrëveshje duket shumë e vështirë. Një tjetër emër që është përmendur shpesh për një transferim me parametra zero është ai i Dusan Vlahovic nga Juventus.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Kane lidhet me Barcelonën – edhe më herët gjatë sezonit ai është përmendur si një opsion i mundshëm.

Megjithatë, Bayern Munich duket se nuk ka dëshirë ta lërë të largohet, ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës janë në vazhdim. 33-vjeçari mbetet një nga sulmuesit më të mirë në botë, dhe Barcelona ka treguar se është e gatshme të investojë te një sulmues me moshë më të madhe, siç bëri me transferimin e Robert Lewandowski./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement