Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur ambient miqësor për bizneset amerikane e kosovare - Gazeta Express
string(130) "prattipati-e-takon-kusari-lilen-inkurajon-perpjekjet-e-vazhdueshme-per-te-nxitur-ambient-miqesor-per-bizneset-amerikane-e-kosovare"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 16:04

Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur ambient miqësor për bizneset amerikane e kosovare

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 16:04

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati është takuar sot me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Express.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, takimi ka shërbyer për të diskutuar zgjerimin e mundësive tregtare dhe të investimeve SHBA-Kosovë.

E Ngarkuara me Punë inkurajoi përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur një mjedis miqësor ndaj biznesit për kompanitë amerikane dhe kosovare, duke nënvizuar potencialin e fortë për të ndërtuar mbi partneritetin tonë ekonomik të orientuar drejt rezultateve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement