Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka mbajtur konferencën e tij përpara ndeshjes së Premier League ndaj Arsenal këtë të dielë në Emirates Stadium. Ky është takimi i tretë mes dy skuadrave brenda pak muajsh, ndërsa Rosenior shpreson që këtë herë të jetë “e treta herë fatlume”.
Rosenior konfirmoi se disa lojtarë po rikuperohen mirë: Reece James është i gatshëm, Romeo Lavia po përparon dhe Dario po rikthehet në stërvitje. Ndërkohë Estevao dhe Jamie Gittens do të mungojnë ende disa ditë.
Për shortin e Champions League, Rosenior u shpreh entuziast për përballjen me Paris Saint-Germain, duke e quajtur një duel të madh mes dy skuadrave fantastike, por theksoi se fokusin e ka te ndeshjet e ardhshme në Premier League.
Ai gjithashtu foli për Wesley Fofanën dhe për sulmet raciste që mbrojtësi ka marrë online, duke theksuar se klubi po mbështet lojtarët dhe se Fofana është mirë dhe stërvitet normalisht.
Sa i përket humbjeve financiare të klubit, Rosenior u shpreh se detyra e tij mbetet të fokusohet tek skuadra dhe të bëjë ekipin sa më konkurrues, pa u shqetësuar për ndikimin e humbjeve në merkato.
Chelsea synon të marrë pikët ndaj Arsenal dhe të përgatitet maksimalisht për përballjen e Champions League ndaj PSG-së. /GazetaExpress