"Drama" për shefin e ri të shtetit, qytetari Osmanit "mos lësho pe", ajo: Jo nijet s’e kemi hiç, hiç s’e kemi nijet - Gazeta Express
string(105) "drama-per-shefin-e-ri-te-shtetit-qytetari-osmanit-mos-lesho-pe-ajo-jo-nijet-se-kemi-hic-hic-se-kemi-nijet"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 15:13

“Drama” për shefin e ri të shtetit, qytetari Osmanit “mos lësho pe”, ajo: Jo nijet s’e kemi hiç, hiç s’e kemi nijet

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 15:13

Me sloganin që përdori Vetëvendosje në fushatën e fundit në zgjedhjet e parakohshme, një qytetar i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të mos lëshojë pe duke aluduar në postin e presidentit.

“Mos lësho pe”, i kërkon një qytetar.

Osmani e siguron atë se s’do ta bëjë këtë.

“Jo nijet s’e kemi hiç, hiç s’e kemi nijet”, i tha ajo.

Kosova duhet ta ketë një president të ri më së largu deri më 4 mars. Prandaj, së fundi po përmenden emra të ndryshëm për një kandidat konsensual për të shmangur zgjedhjet. Osmani ka kohë që ka shfaqur ambiciet e saj për një mandat të dytë.

Në vrull të këtyre zhvillimeve, kryeministri Albin Kurti sot priti kryetaren e Akademisë së Shkencave të Kosovës, Justina Shiroka-Pula./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement