Starmer humb në bastionin e tij, të Gjelbërit sfidojnë direkt Partinë Laburiste me fitoren në zgjedhjet e pjesshme - Gazeta Express
string(113) "starmer-humb-ne-bastionin-e-tij-te-gjelberit-sfidojne-direkt-partine-laburiste-me-fitoren-ne-zgjedhjet-e-pjesshme"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 13:18

Starmer humb në bastionin e tij, të Gjelbërit sfidojnë direkt Partinë Laburiste me fitoren në zgjedhjet e pjesshme

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 13:18

Në fjalimin e fitores, Hannah Spencer, që u bë ligjvënësja e pestë e Partisë së Gjelbër të premten, pothuajse nuk preku çështjet mjedisore që e kanë definuar partinë, por në vend të kësaj sulmoi “miliarderët” që përfitojnë nga klasa punëtore e Britanisë.

Këto zgjedhje të pjesshme u panë si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Partisë Laburiste në pushtet të kryeministrit britanik Keir Starmer, i kritikuar nga disa në të majtën e lëvizjes së tij për braktisjen e vlerave tradicionale socialiste të partisë për të luftuar kërcënimin nga partia populiste Reform UK, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Fitorja dërrmuese e të Gjelbërve në një të ashtuquajtur zgjedhje të pjesshme (by-election) në veriperëndim të Anglisë, në zonën e Greater Manchester, ka forcuar zërat që i kërkojnë Starmer-it të heqë dorë nga strategjia e lëvizjes djathtas në çështje si lufta kundër emigracionit të paligjshëm, për të përballuar partinë Reform UK të veteranit të Brexit-it, Nigel Farage.

Dhe ndërsa partitë në pushtet pothuajse gjithmonë humbasin zgjedhjet e pjesshme, ku votuesit shpesh shprehin zemërimin e tyre, humbja e thellë mund t’i fuqizojë sërish zërat e së majtës për të sfiduar Starmer-in, pasi një përpjekje më herët këtë muaj për ta detyruar të japë dorëheqjen dështoi.

Strategjia e Starmer duhet të ndryshojë, thotë sindikata

Kreu i UNISON, sindikata më e madhe në Britani dhe një donatore e rëndësishme e Laburistëve, tha se Starmer po “korr pasojat elektorale” të strategjisë së tij në zgjedhjen për një ligjvënës që do të përfaqësonte zonën elektorale të Gorton dhe Denton në parlament.

“Një qeveri laburiste duhet të mbrojë punëtorët, të mbrojë emigrantët dhe refugjatët, dhe të përballet me Nigel Farage-in në vend që ta lejojë atë të vendosë agjendën,” tha sekretarja e përgjithshme e UNISON, Andrea Egan, në një deklaratë.

“Nën drejtimin e Keir Starmer-it, partia po dështon në çdo drejtim, duke i lënë të Gjelbërve të mbushin boshllëkun. Afrimi me të pasurit dhe të pushtetshmit dhe mbrojtja e interesave të tyre ndërsa sulmohen njerëzit e zakonshëm punëtorë dhe e majta, ka dështuar plotësisht.”

Richard Burgon, një deputet laburist i krahut të majtë dhe anëtar i Socialist Campaign Group në parlament, shkroi në platformën X se rezultati “do të thotë të heqësh dorë nga përpjekja për të imituar Reformën dhe për të goditur të majtën”, duke shtuar se kjo strategji “ka larguar shumë njerëz që më parë kanë votuar për Laburistët”.

Laburistët u renditen të tretët në zgjedhje, ku të Gjelbërit fituan me 40.7% të votave dhe Reform mori vendin e dytë me 28.7%.

Një deputet laburist i qendrës së majtë e përshkroi fitoren e të Gjelbërve si “në fund të fundit rezultati më i keq i mundshëm”.

“Tani nuk mund të themi se jemi më të pozicionuarit për të mposhtur Reformen,” tha ai në kushte anonimiteti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement