Studentët e drejtësisë së tre universiteteve paralajmërojnë protesta për çështjen e jurisprudencës - Gazeta Express
string(98) "studentet-e-drejtesise-se-tre-universiteteve-paralajmerojne-protesta-per-ceshtjen-e-jurisprudences"

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 20:39

Studentët e drejtësisë së tre universiteteve paralajmërojnë protesta për çështjen e jurisprudencës

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 20:39

Kryetari i Parlamentit studentor të Universitetit Evropës Juglindore, Mevlan Ademi, bashkë me studentët që kërkojnë mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kanë intensifikuar përpjekjet e tyre, duke zhvilluar një mbledhje të përbashkët me përfaqësues të trë universiteteve të tjera tek Universiteti Nënë Tereza- Shkup.

Pas përfundimit të mbledhjes, Ademi deklaroi se kryeministri i vendit Hristijan Mickoski me datë tetë shkurt ka deklaruar që ligji për përdorimin e gjuhës është i qartë dhe se studentët e fakultetit të drejtësisë duhet të lejohen ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, sic tha Ademi ngjashëm kanë deklaruar zëvendëskryeministri Bekim Sali, dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai.

“Sot ne u mblodhem mbajtem mbledhjen e parë organizative me studentët nga tre universitetet e ndryshme për të mobilizuar kolegët tanë nga fakultetet tjera dhe të përgaditemi për protestë nga sot fillon përgaditja për protest dhe përsëri ne kërkojmë nga ministri i drejtësisë, që të reflektojë dhe të zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhës të angazhohet në zgjidhjen e problemit tonë para se të drejtojë mure”, tha MEVLAN ADEMI, KRYETARI I PARLAMENTIT STUDENTOR TË UEJL-së.

Ademi tha se me Ministrinë e Drejtësisë bien dakord që provimi i jurisprudencës është provim profesional dhe se për atë arsye ata kërkojnë që provimit të jurisprudencës t’i nënshtrohen në gjuhën në të cilën ata po kalojnë katër vite studime mbi katër ditë provime në gjuhën në të cilën ata kryejnë masterin dhe punimin e diplomës.

Gjithashtu, dhe kryetari i Kuvendit studentor të UNT-ës, Besart Sejdiu theksoi se janë mbledhur për të treguar se studentët shqiptarë në vend kanë folur shqip dhe se do të vazhdojnë që të flasin shqip.

“Sot jemi mbledhur këtu, në Universiteti Nënë Tereza, për të treguar se studentët shqiptarë këtu në vendin tonë kane folur shqip dhe do të flasin shqip së bashku me Mevlanin si iniciatorë i kësaj nisme i ofruam mbështetjen tonë si kuvend si dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim për të siguruar që studentët shqiptarë të i nënshtrohen provimit të jurisprudencës në shqip”, tha BESART SEJDIU, KRYETAR I KUVENDIT STUDENTOR NË UNT-SHKUP.

Studentët bën të ditur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për një process të barabartë dhe të drejtë në gjuhën shqipe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement