Shefi i NATO-s të martën vizion Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express
string(51) "shefi-i-nato-s-te-marten-vizion-maqedonine-e-veriut"

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 15:29

Shefi i NATO-s të martën vizion Maqedoninë e Veriut

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 15:29

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë vendin të martën, më 3 mars, në një vizitë zyrtare.

Nikoqire e tij do të jetë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Rutte pritet të takohet gjithashtu me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Ai do të vizitojë edhe stërvitjen demonstruese të Armatës.

Kjo do të jetë vizita e parë e Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai kishte vizituar vendin në nëntor 2021, kur ishte kryeministër i Holandës.

Në vitin 2023, për vizitë zyrtare në Maqedoni ishte edhe Sekretari i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Advertisement
Advertisement
Advertisement