Javën e ardhshme fillon rikonstruimi i aeroportit të Ohrit - Gazeta Express
string(58) "javen-e-ardhshme-fillon-rikonstruimi-i-aeroportit-te-ohrit"

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 11:15

Javën e ardhshme fillon rikonstruimi i aeroportit të Ohrit

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 11:15

Javën e ardhshme fillon rikonstruimi i aeroportit Shën Apostoli Pal në Ohër, i pari që nga ndërtimi i tij, paralajmëroi zëvendëskryeministri dh eminisstër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Sipas Nikolloskit, janë ndërmarrë aktivitete dhe aeroporti është legalizuar, që, theksoi, ishte proces i vështirë.

“Rikonstruimi do të jetë i pari i atijn lloji që nga ndërtimi i tij. Deri vonë ishte objekt pa leje, e kishim para nesh, por në letër nuk ishte. Arritëm ta legalizojmë, që është e turpshme për shtetin një prej dy aeroporteve të mos jetë në letër. Ai ishte një proces i vështirë sepse duhet të regjistroni një infrastrukturë të tërë. Por kjo është kryer dhe në vijim ësshtë rikonstruimi që do të sjsellë më shumë fluturime dhe udhëtarë dhe pres pjesa turistike të kahëzohet atje, ndërsa pjesa e biznesit të vijë në Shkup”, theksoi dje zëvendëskryeminitri Nikolloski në podkastin në TV Sitel”, kumtoi Ministria e Transportit.

Nikolloski përkujton se po punohet në marrëveshjen për trafik ajror me Arabinë Saudite dhe se pret të vendoset linjë e drejtpërdrejtë mes dy vendeve. “Tashmë e kaluam protokollin për marrëveshje me Arabinë Saudite, preism në muajin në vijim të negociojmë për të, ta nënshkruajmë dhe të kemi fluturim të drejtpërdrejtë nga Arabia Saudite deri në Shkup nga njëri prej aeroporteve të atjeshme”, tha Nikolloski, duke vlerësuar se trafiku ajror po zhvillohet në mënrë të konsiderueshme gjatë një viti e gjysmë të kaluar dhe sse janë vendosur 23 destinacione të reja nga aeroportet vendore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement