Skuadra e Atalantas arriti një fitore të jashtëzakonshme 4-1 ndaj Borussia Dortmund në play-off-in e Champions League, duke siguruar kualifikimin për fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Ndeshja ishte një dramë e vërtetë, me golat e Scamacca (7’), Zappacosta (45’) dhe Pasalic (57’) që vendosën avantazhin 3-0, ndërsa Karim Adeyemi shënoi për gjermanët.
Në sekondat e fundit, Samardzic realizoi nga penalltia, duke vulosur kalimin e Atalantas dhe duke bërë një “remontadë” spektakolare që i dha tifozëve italianë emocione të papërsëritshme. /GazetaExpress