Prestianni shpërthen ndaj UEFA-s pas pezullimit për Real Madrid - Gazeta Express
string(63) "prestianni-shperthen-ndaj-uefa-s-pas-pezullimit-per-real-madrid"

Futboll

Gazeta Express

25/02/2026 18:46

Prestianni shpërthen ndaj UEFA-s pas pezullimit për Real Madrid

Futboll

Gazeta Express

25/02/2026 18:46

Ylli i Benfica, Gianluca Prestianni, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas vendimit të UEFA-s që e mban jashtë ndeshjes së dytë të play-off-it të Champions League ndaj Real Madrid.

UEFA vendosi pezullimin e tij përkohës për një ndeshje, pas një hetimi për abuzim racor të akuzuar nga Vinicius Junior. Në rast se vendimi konfirmohet, Prestianni mund të mungojë për minimum 10 ndeshje.

Në një postim në Twitter, sulmuesi kritikoi ashpër qasjen e UEFA-s ndaj Real Madrid:

“Të japësh grusht pa top, mund ta bësh, e sheh dhe nuk ka ndëshkim. Të ndëshkosh pa prova, mund ta bësh, e sheh. Tani me Realin nuk e fshehin fare. Është turp.”

Reagimi i tij lidhet me incidentin e ndeshjes së parë, ku Fede Valverde goditi Samuel Dahl, por UEFA nuk ndërmori asnjë veprim, duke e lënë Valverde të gatshëm për ndeshjen e dytë në Santiago Bernabéu.

Presidenti i Benfica-s, Rui Costa, gjithashtu ka kritikuar mungesën e masave ndaj Valverde, ndërsa tifozët e kanë shpërndarë lajmin duke diskutuar vendimin e UEFA-s. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement