Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka vendosur përfundimisht lidhur me çështjen e lojtarit të ri argjentinas, Gianluca Prestianni.
Apeli i Benfica-s për të hequr pezullimin e tij është refuzuar, duke bërë që mesfushori të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen e sotme ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabéu”.
Talenti 19-vjeçar do të mungojë në këtë përballje, ndërsa vendimi i UEFA-s konsiderohet përfundimtar për këtë sfidë. Ende nuk dihet nëse Benfica do të ndjekë rrugë ligjore për të sfiduar këtë vendim në të ardhmen. /GazetaExpress