Federata e Futbollit të RMV jep dënimin për Vardarin pas thirrjeve antishqiptare në stadium - Gazeta Express
string(91) "federata-e-futbollit-te-rmv-jep-denimin-per-vardarin-pas-thirrjeve-antishqiptare-ne-stadium"

Maqedoni

Gazeta Express

25/02/2026 11:07

Federata e Futbollit të RMV jep dënimin për Vardarin pas thirrjeve antishqiptare në stadium

Maqedoni

Gazeta Express

25/02/2026 11:07

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë masa për ndeshjen mes Vardarit dhe klubit shqiptar nga Kumanova, Bashkimi, duke dënuar skuadrën e Vardarit për mos mbarëvajtjen siç duhet të takimit. Në seancën e jashtëzakonshme të komisionit disiplinor u konstatuan thirrje ofenduese dhe nacionaliste nga tifozëria “Komiti”, si dhe përdorimi i mjeteve piroteknike.

“Për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes FK Vardar – FK Bashkimi, brohoritje ofenduese dhe nacionaliste nga grupi i tifozëve të FK Vardar dhe përdorimit të mjeteve piroteknike, klubi FK Vardar dënohet me ndalesë të prezencës së publikut në një ndeshje dhe gjobë me të holla në vlerë prej 5,000 euro”, njofton FFM.

Në ndeshjen e 21 shkurtit, tribunat u mbushën me kore raciste dhe fyese ndaj lojtarëve dhe stafit të klubit shqiptar, ndërsa në fund të takimit situata u tensionua dhe u regjistruan përleshje fizike. Parullat e përsëritura në terrene ku luajnë ekipet shqiptare në RMV përfshijnë:

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar. Emri maqedonas nuk do të zhduket.”; “Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur.”; “Vritini shqiptarët.”.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta politike dhe Federata e Futbollit njofton se rasti është ende nën hetim. Përplasje të tilla janë të shpeshta; më herët, në ndeshjen mes klubit maqedonas “Pelister” dhe “Shkupi”, thirrjet raciste ndaj shqiptarëve çuan në një gjobë prej 2,500 euro për Pelisterin, pa dënime për tifozët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement