Kutia e Pandorës u hap natën e sotme nga Juela.
Juela vendosi ta hapë kutinë atë dhe ajo u vendos para në zgjedhje. 3 emra që do të shkojnë në nominim së bashku me Rogertin.
3 emrat që zgjodhi Juela janë Greta, Selin dhe DJ Gimbo të cilët do të shkojnë në televotim së bashku me Rogertin.
Selin me ironi tha se zgjedhja e Juelës ishte e duhura dhe tregoi se është lojtare “shumë e fortë”
“Lojtare shumë e fortë, zgjedhje e paparashikueshme”, tha Selin teksa buzëqeshte.
Greta tha se e priste nga Juela pasi sipas saj ajo është lojtare e dobët.
“E prisja nga Juela sepse është lojtare shumë e dobët. Por nuk ka problem, jam shumë e lumtur me rrugëtimin tim edhe nëse mbaron të shtunën”, tha Greta.