Prishtina kujton fitoren ndaj Bodø/Glimtit, pas suksesit historik të norvegjezëve në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(102) "prishtina-kujton-fitoren-ndaj-bodo-glimtit-pas-suksesit-historik-te-norvegjezeve-ne-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 23:45

Prishtina kujton fitoren ndaj Bodø/Glimtit, pas suksesit historik të norvegjezëve në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 23:45

Pas fitores së madhe të Bodø/Glimtit ndaj Interit dhe kualifikimit të tyre në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, Prishtina ka rikthyer në vëmendje një moment të veçantë nga e kaluara evropiane e klubit.

Klubi kryeqytetas publikoi një “throwback” nga data 5 gusht 2021, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferences, kur Prishtina arriti të mposhtë Bodø/Glimtin me rezultat 2:1.

“Këto pamje na rikthejnë pas në kohë, kur Prishtina arriti të mposhtë Bodø/Glimtin (2:1), skuadrën që sot është sensacion në Ligën e Kampionëve.

Një kujtesë e fortë se edhe ne kemi ditur të bëjmë histori në Evropë. Me besim, përkushtim dhe ambicie, FC Prishtina mund të rikthejë netët e mëdha evropiane dhe të synojë sërish majat e futbollit kontinental”, thuhet në reagimin e klubit bardhekaltër.

Postimi i Prishtinës vjen në një moment kur Bodø/Glimti po shkruan histori në arenën ndërkombëtare, duke e bërë edhe më domethënëse fitoren e arritur nga kampionët e Kosovës para disa vitesh./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement