NASA i thotë “jo” Trumpit për alienët - Gazeta Express
string(35) "nasa-i-thote-jo-trumpit-per-alienet"

Mistere

Gazeta Express

24/02/2026 21:02

NASA i thotë “jo” Trumpit për alienët

Mistere

Gazeta Express

24/02/2026 21:02

NASA i dha një përgjigje qesharake Presidentit Donald Trump pas kërkesës së tij për dosjet e UFO-ve, duke shuar çdo shpresë për një zbulim jashtëtokësor.

Më herët këtë muaj, ish-presidenti Barack Obama kishte deklaruar se alienët janë realë, por më vonë sqaroi se nuk fliste për vizita në Tokë, por se jeta mund të ekzistojë diku në “kozmosin e pafund”.

Komentet e Obamës nxiten Trumpin të sulmonte ish-kreun e Shtetit për “informacion të klasifikuar” dhe të urdhëronte Sekretarin e Luftës të publikojë të gjitha dosjet qeveritare lidhur me alienët, jetën jashtëtokësore dhe fenomenet ajrore të panjohura.

Tani, NASA iu përgjigj kërkesave të tij, por përgjigjja shkatërron çdo pritshmëri për dosje misterioze:

“Ne vazhdojmë të përqafojmë angazhimin për shkencë të hapur të Presidentit Trump si agjenci,” shkroi Bethany Stevens, zëdhënëse e NASA-s, në X.

Por ajo shtoi: “Siç ka thënë edhe Jared Isaacman, administratori i NASA-s, ka gjëra që ai ka hasur gjatë punës që nuk mund t’i shpjegojë… por ato lidhen më shumë me programe të shtrenjta pa nevojë sesa me jetën jashtëtokësore!”

Komentet e Obamës erdhën pas një interviste me YouTuber-in amerikan Brian Tyler Cohen, ku ai u pyet:

“A janë realë alienët?”

Ai u përgjigj: “Janë realë, por unë nuk i kam parë.”

Obama gjithashtu mohoi teoritë për Area 51, bazën ushtarake sekrete në Nevada, duke thënë:

“Nuk mbahen atje. Nuk ka ndonjë bazë nën tokë, përveç nëse ka një komplot të madh dhe e fshehën atë nga presidenti i SHBA-së.”

Pas intervistës, Trump tha se ish-presidenti “nuk duhej të ndante informacion të klasifikuar” dhe më vonë deklaroi se do të publikojë të gjitha dosjet qeveritare mbi alienët, fenomenet ajrore të panjohura dhe UFO-t.

Por NASA nuk pranon të bëjë “zbulime misterioze”:

“Ne e kemi promovuar shkencën e hapur që nga themelimi ynë, dhe vazhdojmë të bëjmë të dhënat e NASA-s të disponueshme për publikun,” shtoi zëdhënësja.

Edhe shkencëtarët e NASA-s, si Dr. Gentry Lee, veteran i agjencisë që nga 1968, kanë hedhur poshtë idenë se alienët kanë vizituar Tokën:

“Nuk ka asgjë që të tregojë se ndonjë alien apo anije alien ka aterruar ndonjëherë në planetin Tokë. Nëse mendoni ndryshe, jeni keqinformuar.”

Ai shtoi se çdo fenomen i supozuar UFO ka një shpjegim më të thjeshtë dhe se jeta jashtëtokësore mund të jetë shumë e ndryshme nga ajo tokësore.

Në thelb, edhe pse Trump kërkon “dosjet e alienëve”, NASA qesh me shpresat për një zbulim spektakolar jashtëtokësor. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement