Ish-selektori i Italisë beson se Juventusi do ta rikthejë rezultatin ndaj Galatasarayt - Gazeta Express
string(86) "ish-selektori-i-italise-beson-se-juventusi-do-ta-riktheje-rezultatin-ndaj-galatasarayt"

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 18:15

Ish-selektori i Italisë beson se Juventusi do ta rikthejë rezultatin ndaj Galatasarayt

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 18:15

Ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, beson se Juventusi ka cilësinë për të përmbysur humbjen 5-2 ndaj Galatasarayt në ndeshjen e kthimit të “play-offit” në Ligën e Kampionëve, dhe se Luciano Spalletti mund të jetë “Cristiano Ronaldo” i kësaj skuadre bardhezi.

“Zonja e Vjetër” përballet me një mision pothuajse të pamundur pas humbjes në Stamboll javën e kaluar.

Juventusi duhet të fitojë me tre gola diferencë për ta çuar përballjen në shtesë, ndërsa me katër gola për të shmangur penalltitë.

Java është vendimtare për sezonin e bardhezinjve, pasi të dielën i pret edhe një përballje direkte ndaj AS Roma në garën për një vend në Ligën e Kampionëve përmes Serie A

. Aktualisht, Juventusi renditet i pesti, katër pikë larg zonës që siguron pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Prandelli u shpreh optimist.

“Të shënosh tre apo katër gola kundër Osimhenit dhe shokëve të tij pa pësuar do të jetë e vështirë, por pas ndeshjes së parë në Stamboll, kush do ta imagjinonte që Galatasaray do të shënonte tre gola në 45 minuta ndaj Juventusit? Skuadra e Spallettit mund ta bëjë, pse jo. Nëse kalojnë në avantazh në 20 minutat e para, gjithçka ndryshon psikologjikisht”, tha ai.

Herën e fundit që Juventusi realizoi një përmbysje të tillë në Ligën e Kampionëve ishte në sezonin 2018-19, kur Cristiano Ronaldo shënoi një “hat-trick” ndaj Atlético Madridit për të siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 3-2 në fazën e çerekfinales.

I pyetur se kush mund të jetë “Ronaldo” i kësaj radhe për Juventusin, Prandelli u përgjigj: “Spalletti. Ai nuk zbret në fushë, por është ai me më shumë përvojë dhe karizëm. Nuk pres ide revolucionare, mendoj se do të mbështetet te lojtarët më të besueshëm. Galatasaray dhe Roma janë dy ndeshje që do ta bëjnë Juventusin të luajë për sezonin – dhe për shumë lojtarë, edhe për të ardhmen e tyre”.

Sa i përket mundësisë që Spalletti të kursejë disa titullarë për të menduar për Romën, Prandelli ishte i qartë.

“Jo. Ndeshja me Galatasaray duhet parë si më e rëndësishmja. Nuk ka dyshime për këtë. Një përmbysje në Ligën e Kampionëve do t’u jepte shtysë për ndeshjen në ‘Stadio Olimpico’”.

Ekziston edhe një aspekt financiar: kualifikimi në 1/8-at e LK-së vlen rreth 15 milionë euro për Juventusin, ndërsa një vend i katërt në Serie A mund të sjellë rreth 60 milionë euro.

“Trajneri bën vlerësime teknike, jo ekonomike,” theksoi Prandelli.

“Nëse drejtuesit do t’i shtonin skuadrës këtë presion, do të ishin administratorë dhe jo njerëz të futbollit. Paratë duhet të qëndrojnë jashtë diskutimit”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement