Deputeti PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do të votojë “për” nëse do të jetë dikush nga familja Jashari si kandidat për president.
Hoxhaj megjithatë ka thënë se i takon Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës të vendos për qëndrimin që do të mbajë për këtë çështje.
“Vota ime është çdo herë pro familjes Jashari, por përtej kësaj i takon kryesisë së PDK-së që ta japë një qëndrim të tillë”, ka thënë Hoxhaj./Express/