Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se e dhunoi seksualisht bashkëshorten e tij - Gazeta Express
string(82) "arrestohet-nje-person-ne-peje-dyshohet-se-e-dhunoi-seksualisht-bashkeshorten-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 9:10

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se e dhunoi seksualisht bashkëshorten e tij

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 9:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Pejë për dhunë në familje. I njëjti dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, i dyshuari ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. I njëjti është dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE , ARMËMBAJTJE PA LEJE

Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër- bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement