Arrestohet në Malishevë kryesuesi që dyshohet për falsifikim të rezultatit të votimit - Gazeta Express
string(167) "arrestohet-nje-person-ne-malisheve-dyshohet-per-manipulim-te-rezultateve-te-votavearrestohet-ne-malisheve-kryesuesi-qe-dyshohet-per-falsifikim-te-rezultatit-te-votimit"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 8:47

Arrestohet në Malishevë kryesuesi që dyshohet për falsifikim të rezultatit të votimit

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 8:47

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin se ka falsifikuar rezultatet e votimit gjatë procesit zgjedhor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, kishte ushtruar detyrën e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Ai dyshohet se gjatë këtij procesi ka manipuluar rezultatet.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 08:30, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar më 22 shkurt 2026. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, ai është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 23.01.2026-08:30. Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement