Vrasja e 21-vjeçarit pasi hyri i armatosur në Mar-a-Lago, Trump: Këta njerëz të çmendur sulmojnë vetëm presidentë të rëndësishëm - Gazeta Express
string(126) "vrasja-e-21-vjecarit-pasi-hyri-i-armatosur-ne-mar-a-lago-trump-keta-njerez-te-cmendur-sulmojne-vetem-presidente-te-rendesishem"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 20:05

Vrasja e 21-vjeçarit pasi hyri i armatosur në Mar-a-Lago, Trump: Këta njerëz të çmendur sulmojnë vetëm presidentë të rëndësishëm

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 20:05

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë komentin e tij të parë publik në lidhje me personin e armatosur që u vra nga Shërbimi Sekret teksa po hynte në ambientet e Mar-a-Lago të Floridas mëngjesin e së dielës.

21-vjeçari Austin Tucker Martin u përpoq të hynte fshehurazi në Mar-a-Lago  ndërsa mbante një armë dhe benzinë, kur u qëllua nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi refuzoi ta lëshonte armën.

Presidenti amerikan, i cili i mbijetoi dy atentateve për vrasje në vitin 2024, bëri shaka teksa tha se ndoshta duhet të jetë “pak më pak i rëndësishëm” në mënyrë që të ndalojnë ngjarjet e tilla kundrejt tij.

“Lexoni për të gjithë këta vrasës të çmendur, por ata sulmojnë vetëm presidentë të rëndësishëm“, tha ai në eventin “Familjet e Engjëjve ” të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë të hënën. “Ata nuk sulmojnë presidentë të parëndësishëm.” /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement