Foleja prezanton programin e ri të lojalitetit Për Ty - Gazeta Express
string(53) "foleja-prezanton-programin-e-ri-te-lojalitetit-per-ty"

Foleja.com

Foleja.com

23/02/2026 15:54

Foleja prezanton programin e ri të lojalitetit Për Ty

Foleja.com

Foleja.com

23/02/2026 15:54

Foleja sjell një mënyrë të re për të përfituar nga çdo blerje dhe shërbim që përdorni brenda ekosistemit të saj. Programi i ri i lojalitetit Për Ty bashkon të gjitha përfitimet e kompanive të Foleja Group në një paketë unike, duke ofruar zbritje, oferta ekskluzive dhe eksperiencë premium për çdo anëtar.

Nivelet e programit Për Ty

Programi Për Ty ofron tre nivele për të zgjedhur sipas nevojave dhe stilit të jetesës tuaj:

Për Ty Silver – Anëtarët e nivelit Silver përfitojnë zbritje deri në 5% në kategori të ndryshme si blerje online, shtëpi dhe interier, teknologji, logjistikë, gastronomi, shëndetësi dhe media. Për më tepër, pas aktivizimit të kartelës, çdo anëtar merr një voucher prej 5 euro për përdorim në blerje të ardhshme.

Për Ty Gold – Ky nivel rrit përfitimet e anëtarëve duke ofruar zbritje deri në 10% dhe akses në oferta prioritare që nuk janë të disponueshme për nivelet më të ulëta.

Për Ty Platinum – Për Ty Platinum është niveli më i lartë i programit, duke siguruar zbritjet më të mëdha, ofertat ekskluzive dhe përvojën premium në të gjitha kompanitë e Foleja Group.

Përfitimet e bashkuara në të gjithë ekosistemin

Si anëtar i programit Për Ty, nuk përfitoni vetëm në foleja.com. Përfitimet shtrihen në të gjitha kompanitë e grupit, duke përfshirë:

Foleja.com, Candeo, Foleja Home, DHL Express, 3P Logistics, Opel, Spitali Amerikan, Vapiano, Japanos, Gazeta Express, T7

Të gjitha këto përfitime janë të lidhura në një program të vetëm, duke e bërë përvojën tuaj më të lehtë dhe më të vlefshme.

Si të bëheni pjesë e Për Ty

Mund të pajiseni me nivelin tuaj të preferuar të programit Për Ty direkt në foleja.com. Sa më shumë që përdorni ekosistemin foleja, aq më shumë përfitoni dhe kurseni në blerjet dhe shërbimet tuaja.

Programi Për Ty është më shumë se një program lojaliteti – është një mënyrë për të shijuar përfitimet e jetës moderne, duke kursyer kohë, para dhe duke pasur akses në oferta ekskluzive në çdo hap.

Advertisement
Advertisement
Advertisement