Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka paralajmëruar zv.kryeministren Belinda Balluku të mos arratiset nga vendi, ndërkohë që në Kuvend është mbledhur Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.
“Një gjë i them “edhe prapa diellit të shkosh, do të të gjejmë dhe do të të rikthejmë në Shqipëri, ndaj mos tento të largohesh”, tha Berisha, i cili u shpreh se sipas fqinjës së Ballukut, kjo e fundit ka katër ditë që nuk ka shkuar në shtëpi.
Berisha u shpreh se në Kuvend mbahet seanca e shtyre prej tre muajsh, mbledhje me të cilën “Lubisë iu dhe mundësia të shkatërroj mijëra e mijëra dokumente, të intimidoje, kërcënojë dhjetëra dëshmitarë“.
Berisha: Sot në Kuvend po mbahet seanca e shtyre tre muaj, me të cilës Lubisë iu dhe mundësia të shkatërroj mijëra e mijëra dokumente, të intimidoje, kërcënojë dhjetëra dëshmitarë.
Ajo aty nuk është, komshia thotë “prej 4 ditësh nuk e kam parë të hyje në shtëpinë e saj”. Një gjë i them “edhe prapa diellit të shkosh, do të të gjejmë dhe do të të rikthejmë në Shqipëri, ndaj mos tento të largohesh. Asaj dhe çdo njeriu tjetër.