Konjufca merr udhëheqjen e dialogut me Serbinë, Sorensenit që i erdhi per vizitë, i flet për përkushtimin në proces - Gazeta Express
string(113) "konjufca-merr-udheheqjen-e-dialogut-me-serbine-sorensenit-qe-i-erdhi-per-vizite-i-flet-per-perkushtimin-ne-proces"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 12:16

Konjufca merr udhëheqjen e dialogut me Serbinë, Sorensenit që i erdhi per vizitë, i flet për përkushtimin në proces

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 12:16

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca e ka pritur nënjë “takim njoftues” përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sorensen.

MPJ thotë se Konjufca e njoftoi Sorensenin se dialogu me Serbinë tashmë do të udhëhiqet nga kjo ministri.

“Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

MPJ njoftoi se Konjufca ka shprehur përkushtimin e Kosovës për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë në dialog.

“Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”.

Besnik Bislimi, i cili ishte kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë dhe zëvendëskryeministër, ka mbetur jashtë kabinetit të ri qeveritar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement