Një shtetas i Serbisë është arrestuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Gjevgjeli–Shkup, pasi në automjetin e tij u gjetën gjashtë emigrantë,. Sipas Policisë, i njëjti po transportonte pesë persona nga Egjipti dhe një nga Palestina.
“Më 23.02.2026, në ora 01:40, në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në vendin e quajtur “Avllaqot” në Gjevgjeli, zyrtarët policorë e privuan nga liria M.P. (30) nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollit të veturës së pasagjerëve “Opel Astra” me targa serbe, të cilën e drejtonte ai, u gjetën gjashtë migrantë – pesë nga Egjipti dhe një nga Palestina. Personi iu dorëzua zyrtarëve policorë në DPB Gjevgjeli për procedura të mëtejshme, ndërsa emigrantët u vendosën në Qendrën pritëse-tranzite “Vinojug” në Gjevgjeli. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kompetent dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës2, thonë nga MPB.
tag_katrorimaqedoni_2