Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me disa makina dhe përfundoi në një pemë në Berlin të Gjermanisë - Gazeta Express
string(120) "raportohet-per-12-te-lenduar-pasi-nje-autobus-u-perplas-me-disa-makina-dhe-perfundoi-ne-nje-peme-ne-berlin-te-gjermanise"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 8:17

Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me disa makina dhe përfundoi në një pemë në Berlin të Gjermanisë

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 8:17

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Berlin, ku një autobus u përplas me disa automjete dhe përfundoi në një pemë.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë mbetur të paktën 12 persona të lënduar.

Sipas zjarrfikësve, një prej të lënduarve pësoi plagë kërcënuese për jetën dhe u transportua me helikopter në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen Gatow rreth orës 13:30.

Autoritetet bëjnë të ditur se autobusi fillimisht goditi disa makina para se të përplasej me pemën.

Personat e tjerë të lënduar pësuan lëndime më të lehta dhe u dërguan në spitalet përreth për trajtim.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë dhe është nën hetim.

Më shumë se 50 zjarrfikës u angazhuan në vendngjarje në pjesën jugore të lagjes Spandau, ku u kryen operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement