Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador i Paqes” - Gazeta Express
string(65) "arton-hoti-veterani-i-uck-se-nderohet-me-cmimin-ambasador-i-paqes"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 8:11

Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador i Paqes”

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 8:11

Invalidi i luftës, Arton Hoti është nderuar me çmimin “Ambasadori i Paqes” nga Federata Universale e Paqes në Shqipëri.

Hoti, tha se këtë çmim e priti me shumë emocione.

“Më kanë përzgjedhur, i falënderoj shumë. E çmoj shumë. Ky titull është i dedikuar për familjen time, për të gjithë dëshmorët, bashkëluftëtarët e mi që kanë rënë për lirinë e Kosovës, është i dedikuar për të gjithë ata invalidë dhe veteranë të UÇK-së”, tha Hoti në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Hoti foli edhe për procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Edhe fëmijët tashmë e dinë se ata janë të pafajshëm. Shpresoj për gjykim të drejtë”, u shpreh veterani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement