Pamjet aksidentit në Bresje, shihet edhe viktima, gazetari: Çdo vit të vdekur te semaforët, askush s'merr përgjegjësi - Gazeta Express
string(112) "pamjet-aksidentit-ne-bresje-shihet-edhe-viktima-gazetari-cdo-vit-te-vdekur-te-semaforet-askush-smerr-pergjegjesi"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 23:05

Pamjet aksidentit në Bresje, shihet edhe viktima, gazetari: Çdo vit të vdekur te semaforët, askush s’merr përgjegjësi

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 23:05

Një këmbësor ka vdekur, pasi është goditur nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës.

Në lidhje me këtë gazetari Alban Selimi, ka thëëë se çdo vit ka disa të vdekur aty, duke i quajtur “semafora të vdekjes”. Ai ka publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Tutje, ai ka thënë se askush nuk po merr përgjegjësi për këto viktima.

“Semaforet e vdekjes Eshte urgjente qe tek semaforet ne Bresje te mendohet nje zgjidhje per kembesoret. Sonte edhe nje i vdekur; ne vazhden e shume vdekjeve te shkaktuara si pasoje e goditjeve nga veturat ne te njejtin vend.  Siguria e jetes se femijeve posacerisht eshte domosdoshmeri. Cdo vit disa te vdekur ne nje vend dhe askush nuk merr pergjegjesi. Sonte, gjithe banoret e lagjes kishin dale ne vendin e ngjarjes, dikush per te kuptuar se kush ishte fatkeqi i radhes?”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement