Operacion ushtarak, vritet bosi i drogës në Meksikë, “El Mencho”! Lajmi shkaktoi reagime të dhunshme, sulme dhe zjarrvënie - Gazeta Express
string(116) "operacion-ushtarak-vritet-bosi-i-droges-ne-meksike-el-mencho-lajmi-shkaktoi-reagime-te-dhunshme-sulme-dhe-zjarrvenie"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 21:14

Operacion ushtarak, vritet bosi i drogës në Meksikë, “El Mencho”! Lajmi shkaktoi reagime të dhunshme, sulme dhe zjarrvënie

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 21:14

Kaos total në Meksikë pas vrasjes së Nemesio Oseguerra Ruben Cervantes, i njohur si “El Mencho”, lider i kartelit të drogës Jalisco Nueva Generación (CJNG), gjatë një operacioni ushtarak në shtetin e Jalisco.

Lajmi shkaktoi reagime të dhunshme, me sulme, bllokime rrugësh dhe zjarr në automjete, duke përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Guadalajara-s. Mediat lokale raportojnë se anëtarë të kartelit përdorën kamionë dhe autobusa të djegur për të bllokuar rrugët kryesore dhe u përfshinë në përplasje me forcat e sigurisë.

Në aeroportin e Guadalajara-s u dëgjuan të shtëna, çka detyroi evakuimin e terminaleve dhe ndërprerjen e fluturimeve. Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në aeroportin e Puerto Vallarta, ku pasagjerët u larguan nga sallat e pritjes nga frika e përshkallëzimit të dhunës.

“El Mencho” ishte ndër kriminelët më të kërkuar në botë, me shpërblim amerikan mbi 15 milionë dollarë për kapjen e tij. Nën udhëheqjen e tij, CJNG u bë një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të dhunshme në Meksikë, me rrjete ndërkombëtare trafiku droge dhe përfshirje në përplasje të armatosura me kartelë të tjerë dhe autoritetet.

Autoritetet lokale kanë vendosur gjendje gatishmërie të lartë, duke forcuar patrullimet dhe kontrollet në zonat strategjike për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe destabilizimin e mëtejshëm. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement