Momenti kur minibusi fundoset në akullin e liqenit më të thellë në botë, vdesin shtatë persona - Gazeta Express
string(93) "momenti-kur-minibusi-fundoset-ne-akullin-e-liqenit-me-te-thelle-ne-bote-vdesin-shtate-persona"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 19:13

Momenti kur minibusi fundoset në akullin e liqenit më të thellë në botë, vdesin shtatë persona

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 19:13

Shtatë persona humbën jetën pasi një minibus turistik u fundos brenda akullit të një liqeni të ngrirë në Rusi.

Autobusi turistik që mbante tetë turistë kinezë u zhyt në ujin e ngrirë në Liqenin Baikal, liqenin më të thellë në botë, në Siberi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe pamjet e publikuara thuhet se tregojnë momentet pas përplasjes, ndërsa i mbijetuari i vetëm përpiqet të dalë nga automjeti i zhytur.

Një grup turistësh e panë me tmerr, por nuk mundën t’i ndihmonin pasagjerët e goditur.

Njerëzit u dëgjuan duke bërtitur ‘më shpejt, nxito’ dhe ‘dil jashtë’ ndërsa përpiqeshin të ndihmonin viktimat.

Një burrë u pa duke vrapuar drejt minibusit me një litar në përpjekje për të organizuar një shpëtim.

Një vajzë 12-vjeçare ishte midis viktimave që vdiqën në aksident, së bashku me të dy prindërit e saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement