Pakistani nis sulme vdekjeprurëse në Afganistan - Gazeta Express
string(47) "pakistani-nis-sulme-vdekjeprurese-ne-afganistan"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 18:58

Pakistani nis sulme vdekjeprurëse në Afganistan

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 18:58

Pakistani ka kryer disa sulme ajrore gjatë natës në Afganistan, të cilat, sipas talebanët, kanë vrarë të paktën 18 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Islamabadi tha se sulmet kishin në shënjestër shtatë kampe dhe strehime të dyshuara si militante pranë kufirit Pakistan-Afganistan dhe se ato ishin nisur pas sulmeve vetëvrasëse të kohëve të fundit në Pakistan.

Afganistani i dënoi sulmet, duke thënë se ato kishin në shënjestër disa shtëpi civile dhe një shkollë fetare.

Sulmet e reja vijnë pasi të dy vendet ranë dakord për një armëpushim të brishtë në tetor pas përleshjeve vdekjeprurëse ndërkufitare, megjithëse kanë ndodhur luftime të mëvonshme.

Ministria e mbrojtjes e talebanëve tha se sulmet kishin në shënjestër zonat civile të provincave Nangarhar dhe Paktika dhe kishin vrarë dhjetëra njerëz.

Në fshatin Girdi Kas, në distriktin Bihsud të Nangarhar, një burrë me emrin Shahabuddin u tha gazetarëve, ndërsa tregonte nga shtëpia e tij e shkatërruar, se nga 23 anëtarë të familjes së tij, vetëm pesë kishin mbijetuar sulmin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement