Ndalohen një kosovar e një shtetas i Serbisë për kalim ilegal të kufirit, në automjet kishin fellne e goma pa dokumente - Gazeta Express
string(119) "ndalohen1-nje-kosovar-e-nje-shtetas-i-serbise-per-kalim-ilegal-te-kufirit-ne-automjet-kishin-fellne-e-goma-pa-dokumente"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 15:29

Ndalohen një kosovar e një shtetas i Serbisë për kalim ilegal të kufirit, në automjet kishin fellne e goma pa dokumente

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 15:29

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të kalimit të paautorizuar të kufirit, ku dy persona një mashkull shtetas i Serbisë, dhe mashkull kosovar, përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Në veturën e të dyshuarve, janë gjetur katër fellne të automjetit, së bashku me goma pa dokument mbi prejardhjen.

‘’KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

Novosellë, Kamenicë / 21.02.2026 – 12:30. Njësiti policor ka ndaluar automjetin me targa të huaja, të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri m/k, të cilët përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare nga Serbia kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Në automjet të dyshuarit kishin pas të ngarkuar katër fellne të automjetit, së bashku me goma pa dokument mbi prejardhjen. Malli i gjetur është dorëzuar në terminal doganor për procedura doganore, kurse për kalim ilegal të kufirit është iniciuar rast për kundërvajtje të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin ditor të PK’së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement