Voziste pa patentë shoferi, MPB: 16-vjeçari nga Tetova gjatë ikjes tentoi të godiste me veturë policët - Gazeta Express
string(100) "voziste-pa-patente-shoferi-mpb-16-vjecari-nga-tetova-gjate-ikjes-tentoi-te-godiste-me-veture-policet"

Maqedoni

Gazeta Express

22/02/2026 12:54

Voziste pa patentë shoferi, MPB: 16-vjeçari nga Tetova gjatë ikjes tentoi të godiste me veturë policët

Maqedoni

Gazeta Express

22/02/2026 12:54

Mbrëmë rreth orës 23:00, policia e Tetovës arrestoi një të mitur 16-vjeçar nga fshati Sllatinë, i cili po drejtonte një Mercedes me targa të Tetovës pa patentë shoferi. Gjatë tentativës për kontroll në fshatin Neproshten, ai goditi një dollap elektrik të EVN-së dhe tentoi të aksidentojë zyrtarët policorë.

“Më 21.02.2026, në ora 23:00, në rrugën lokale drejt fshatit Setolë, zyrtarë policorë të Stacionit për Siguri në Trafikun Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Sllatinë. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po drejtonte automjetin “Mercedes” me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Paraprakisht në fshatin Neproshten, i njëjti gjatë tentativës për kontroll nga policët e Stacionit të Tearcës, me shpejtësi të madhe ka goditur një dollap elektrik të EVN-së dhe ka tentuar t’i aksidentoj zyrtarët policorë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit sipas neneve 297-a dhe 288 të Kodit Penal. Ai po mbahet në stacion bashkë me automjetin dhe pas dokumentimit do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement