Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Podujevë janë arrestuar dy persona, për shkak se të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrë së tyre, përcjell Gazeta Express.
Të arrestuar kanë kundërshtuar policët për të kontrolluar ata, derisa të arrestuarit kanë qenë në veturë me tre dëshmitarë të tjerë.
Në raport bëhet e ditur edhe se, policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
‘’PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS
Rr. Met Podujeva, Podujevë / 21.02.2026 – 00:09. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k për shkak se i kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në mënyrë aktive, duke kundërshtuar kontrollin e tyre derisa kishin qenë në veturë me tre dëshmitarë tjerë. Dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarëve në stacion policor u është ofruar tretman mjekësor, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe IPK-ja’’, thuhet në raport. /Express