Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili çdo të dielë përmes një podcasti u drejtohet qytetarëve të tij, bëri një përmbledhje të javës që po lëm pas të agjendës së tij. Ndër të tjera, ai foli për telefonatën me ish-presidentin Hashim Thaçi, në përvjetorin e 18 të pavarësisë së Kosovës.
Rama, tha se zëri i Thaçit ishte realisht “më i qetë se asnjëherë”, transmeton Gazeta Express.
“Më 17 Shkurt telefonata e përvitshme e urimit të pavarësisë që marr nga Haga, ishte posaçërisht emocionuese këtë herë, pas asaj çmendurie të prokurorisë speciale. Por zëri i komandatit nga burgu i padrejtësisë ndërkombëtare ishte realisht, sinqerisht, më i qetë se asnjëherë. Në fillim e në fund të bisedës Hashimi më përsëriti fjalinë ‘unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr kurrë askush’”, shpalosi Rama detaje, transmeton Gazeta Express.