Moti sot dhe ditëve në vazhdim - Gazeta Express
string(33) "moti-sot-dhe-diteve-ne-vazhdim-11"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 7:00

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 7:00

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të cilat do të kushtëzojnë reshje kryesisht të pakta lokale bore sidomos orëve të hershme të mëngjesit dhe eventualisht edhe paradite. Gjatë ditës priten edhe intervale kohore me diell dhe mund të ketë ende reshje të izoluara bore.

Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -1 gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë deri në 7 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Më shumë diell pritet të ketë në Shqipëri, kurse pasdite kthjellim i motit në gati tërë rajonin. Reshjet e borës do të jenë të pakta dhe atë kryesisht orëve të mëngjesit.

Të hënën na pret mot paksa më i ngrohtë, me diell dhe vranësira dhe pa reshje atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.

Të martën pasdite vonë mund të kemi edhe një front të ftohtë ajror me reshje kalimtare shiu e bore në viset kodrinore-malore./MeteoBallkan

Advertisement
Advertisement
Advertisement