Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’së, OVL njofton se e ka themeluar një të vetin, këta janë anëtarët - Gazeta Express
string(122) "qeveria-dje-formoi-keshillin-per-shenimin-e-epopese-se-uckse-ovl-njofton-se-e-ka-themeluar-nje-te-vetin-keta-jane-anetaret"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 18:50

Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’së, OVL njofton se e ka themeluar një të vetin, këta janë anëtarët

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 18:50

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur në shënim të Epopesë së UÇK’së, kanë themeluar Këshillimin Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje, përcjell Gazeta Express.

Në njoftimin e OVL – UÇK’së, bëhet e ditur se ndër anëtarët e këtij këshilli janë edhe , Hysni Gucati, Ali Ahmeti, Fadil Shurdhaj, Agim Çeku, Lahi Brahimaj, Ahmeti Isufi, Rrahman Rama, Nuredin Lushtaku, Latif Gashi e Rrustem Berisha.

Postimi i OVL UÇK’së:

Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, në frymën e përgjegjësisë morale dhe kombëtare, morën këtë:

                                      V E N D I M

 1. Të themelohet Këshilli Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje historike për kombin tonë.

 2. Këshilli Organizues do të përbëhet nga përfaqësuesit si vijon:

 • Hysni Gucati – OVL-UÇK

 • Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK

 • Xhavit Jashari – SHFD-UÇK

 • Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare

 • Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

 • Sokol Poga – OVL- UÇK – Tiranë

 • Agim Çeku

 • Lahi Brahimaj

 • Shukri Buja

 • Ahmet Isufi

 • Rahman Rama

 • Nuredin Lushtaku

 • Abdyl Mushkolaj

 • Latif Gashi

 • Rustem Berisha

 3. Në ditët në vijim do të bëhet plotësimi i përbërjes së Këshillit Organizues me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet nga të gjitha strukturat e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Me respekt:  OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, dje bëri të ditur se edhe, ata kanë themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK’së. Pjesë të së cilit, qeveria ka përfshirë edhe, Sami Lushtakun, kryetarin e Skenderajt. Pjesë e tij janë edhe Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, e Bashkim Jashari, komandant i FSK’së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement