Trump thotë se do të rrisë tarifat në 15% pas vendimit të Supremes - Gazeta Express
string(65) "trump-thote-se-do-te-rrise-tarifat-ne-15-pas-vendimit-te-supremes"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 18:17

Trump thotë se do të rrisë tarifat në 15% pas vendimit të Supremes

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 18:17

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të vendosë tarifa globale prej 15%, ndërsa vazhdon të kritikojë një vendim të Gjykatës së Lartë që rrëzoi taksat e tij të mëparshme mbi importet.

Kjo lëvizje vjen vetëm një ditë pasi gjykata më e lartë në SHBA rrëzoi politikën tarifore të Trump.

Presidenti kishte thënë më parë se do t’i zëvendësonte tarifat e shfuqizuara nga gjykata me një taksë prej 10% për të gjitha mallrat që hyjnë në SHBA, raporton BBC, përcjell Express.

Por në një postim në Truth Social të shtunën, Trump njoftoi se kjo përqindje tani do të rritet në 15%.

Advertisement
Advertisement
Advertisement