Ngjarje tragjike në Shqipëri, vritet një person për një vend parkimi në Kavajë - Gazeta Express
string(77) "ngjarje-tragjike-ne-shqiperi-vritet-nje-person-per-nje-vend-parkimi-ne-kavaje"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 17:53

Ngjarje tragjike në Shqipëri, vritet një person për një vend parkimi në Kavajë

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 17:53

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 47-vjeçarit Landi Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën.

Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Skender Vrapi dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit.

Në atë moment, Roland Puja ka nxjerrë një thikë, e ka ndjekur, dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij. Ai rezulton person me precedent të mëparshëm kriminal./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement