Mot i vranët në fundjavë, borë në zonat përreth viseve malore - Gazeta Express
string(60) "mot-i-vranet-ne-fundjave-bore-ne-zonat-perreth-viseve-malore"

Gazeta Express

21/02/2026 7:03

Mot i vranët në fundjavë, borë në zonat përreth viseve malore

Gazeta Express

21/02/2026 7:03

Mot kryesisht me vranësira po parashihet të mbretërojë gjatë fundjave në vend. Herë-herë mund të shfaqen kushte për riga shiu, apo edhe për reshje të shkurta dëbore përreth zonave malore. 

Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa ato maksimale ditën e shtunë shkojnë deri në 3C e 7C.  Frynë erë verilindore mesatare 5-12m/s.

Të dielën temperaturat parashihet të shënojnë një rritje të lehtë deri në 6C, maksimalet.  Nga dita e hënë do të ketë më shumë intervale me diell, megjithëse kalojnë kohë pas kohe vranësira, që ditën e mërkurë mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat shënojnë një rritje deri në 13C e 14C, lokalisht deri në 16C e 17C. 

Gjithashtu edhe minimalet shënojnë rritje në 1C e 2C. Të dielën fryn ende erë veriore, e lehtë dhe mesatare, 3-9m/s.  Më pas ndryshon drejtimin në jugore e jugperëndimore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement