Plagoset një grua në Istog, dërgohet në Spitalin e Pejës – Policia: Rasti është duke u hetuar - Gazeta Express
string(90) "plagoset1-nje-grua-ne-istog-dergohet-ne-spitalin-e-pejes-policia-rasti-eshte-duke-u-hetuar"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 19:01

Plagoset një grua në Istog, dërgohet në Spitalin e Pejës – Policia: Rasti është duke u hetuar

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 19:01

Një femër është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në komunën e Istogut. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, për Gazetën Express.

Zëdhënësi i PK për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar’’, ka thënë Rugova. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement