Një ekspert ka dhënë alarmin për personat që vuajnë nga alergjia sezonale (hay fever), pasi sezoni i polenit duket se po nis më herët se zakonisht në vitin 2026.
Alergjia nga poleni është një problem gjithnjë e më i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i të prekurve është trefishuar në 20 vitet e fundit. Edhe pse zakonisht shfaqet në fëmijëri, ajo mund të zhvillohet në çdo moshë. Të dhënat e UK Health Security Agency tregojnë se 10–15% e fëmijëve kanë alergji nga poleni, ndërsa përqindja rritet në rreth 26% tek të rriturit.
Sipas UKHSA-së, kjo gjendje shpesh nënvlerësohet, por ajo ndikon ndjeshëm në cilësinë e gjumit, përqendrimin gjatë ditës dhe shkakton mungesa në punë apo shkollë. Personat me alergji nga poleni kanë gjithashtu rrezik më të lartë për të zhvilluar astmë, çka e bën trajtimin e hershëm edhe më të rëndësishëm. Agjencia thekson se faktorë si alkooli mund të përkeqësojnë simptomat, ndërsa nivelet e polenit mund të rriten pas reshjeve të shiut nëse pasohen nga mot i thatë.
Sipas Met Office, sezoni i alergjisë zakonisht fillon në fund të marsit dhe zgjat deri në shtator. Fillimisht shfaqet poleni i pemëve (fundi i marsit – mesi i majit), më pas poleni i barit (mesi i majit – korrik) dhe në fund poleni i barërave të këqija (qershor – shtator).
Megjithatë, të dhëna të reja sugjerojnë se këtë vit sezoni po nis më herët se sa pritej. Statistikat nga farmacia online Chemist4U tregojnë se shitjet e produkteve kundër alergjisë janë rritur me 89% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Farmacistët paralajmërojnë se dimrat më të butë po bëjnë që poleni dhe simptomat të shfaqen më shpejt, sipas raportimit të Mirror.
Jason Murphy, drejtues i sektorit të farmacisë në Chemist4U, shpjegon se ka masa konkrete për të lehtësuar simptomat dhe për t’i parandaluar ato. Ai u bën thirrje pacientëve të veprojnë të paktën dy javë përpara rritjes së polenit.

Sipas tij, me dimra gjithnjë e më të butë, sezoni i polenit po fillon çdo vit më herët dhe alergjia po prek deri në një në dy persona në MB. Ai thekson se trajtimi nuk duhet të nisë vetëm pasi simptomat të jenë shfaqur. Nga java e parë e marsit, nivelet e polenit të pemëve zakonisht rriten ndjeshëm dhe një nga problemet më të shpeshta është përdorimi i gabuar i medikamenteve.
Tabletat antihistaminike si cetirizina ose loratadina janë efektive kundër teshtitjes, kruarjes dhe rrjedhjes së hundës, por shpesh nuk ndihmojnë mjaftueshëm për hundën e bllokuar. Në këtë rast, spërkatjet nazale me steroid janë më të përshtatshme, sidomos në fazat e hershme të sezonit. Simptomat në sy shpesh neglizhohen, ndaj pikat antihistaminike për sy mund të jenë një shtesë e thjeshtë dhe efektive. Për raste më të rënda, mund të nevojiten antihistaminikë më të fortë dhe jo përgjumës, si fexofenadina.
Fillimi i kombinimit të duhur të trajtimeve përpara kulmit të polenit i jep sistemit imunitar mundësinë më të mirë për të reaguar qetë. Një qasje parandaluese mund të ulë ndjeshëm ashpërsinë e simptomave gjatë gjithë sezonit. /GazetaExpress/
Rekomandime praktike për parandalimin e alergjisë nga poleni: