Takimi Prattipati-Konjufca, Ambasada e SHBA-së: U diskutua për forcimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve - Gazeta Express
string(109) "takimi-prattipati-konjufca-ambasada-e-shba-se-u-diskutua-per-forcimin-e-raporteve-diplomatike-mes-dy-shteteve"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 16:07

Takimi Prattipati-Konjufca, Ambasada e SHBA-së: U diskutua për forcimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 16:07

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar për takimin e të Ngarkuarës me Punë, Annu Prattipati, me kreun e diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca.

Në njoftim Ambasada thotë se kanë diskutuar për forcimin e raporteve diplomatike në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

“Ne presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë, stabilitetin rajonal dhe diplomacinë tregtare”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement