Goditje për xhepat edhe në muajin shkurt: Shpenzimet u rritën për 1,000 denarë duke arritur në 67.382 denarë - Gazeta Express
string(106) "goditje-per-xhepat-edhe-ne-muajin-shkurt-shpenzimet-u-rriten-per-1000-denare-duke-arritur-ne-67-382-denare"

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 15:45

Goditje për xhepat edhe në muajin shkurt: Shpenzimet u rritën për 1,000 denarë duke arritur në 67.382 denarë

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 15:45

Për të përmbushur nevojat e tyre themelore, një familje me katër anëtarë kishte nevojë për 67.382 denarë këtë muaj. Kjo, siç njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), përbën rritje prej 969 denarësh në shportën minimale sindikale krahasuar me muajin e kaluar. Sipas llogaritjeve të LSM-së, në shkurt një familje me katër anëtarë duhet të ndajë 25.156 denarë për ushqim dhe pije, ndërsa muajin e kaluar ata kishin nevojë për 24.211 denarë për këtë qëllim, transmeton Portalb.mk.

Për veshmbathje dhe këpucë 5.992 denarë, për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.338 denarë, për higjienë personale dhe mirëmbajtjen e higjienës në shtëpi 2.665 denarë, për shëndetësi 1.185 denarë dhe për transport 4.615 denarë.

Për komunikim, një familje me katër anëtarë në shkurt kishte nevojë për 3.417 denarë nga shuma totale e shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 5.592 denarë, për arsim 7.192 denarë, për restorante dhe hotele 4.130 denarë, dhe për mallra dhe shërbime të tjera 1.100 denarë.

Llogaritjet e LSM-së tregojnë se ato familje që jetojnë në apartament me qira kanë nevojë për 21.713 denarë shtesë.

Presidenti i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, thotë se në dy muaj nga fillimi i vitit, rregullimi i paralajmëruar i pagës minimale që duhet të ishte në mars është ngrënë nga rritja e shportës minimale sindikale.

“Vetëm për dy muaj, një familje është dy mijë denarë më e varfër. Për 24 muaj, ose afërsisht në kohën kur ata refuzuan të rrisnin pagën minimale, vlera e shportës minimale sindikale është rritur me më shumë se 10.000 denarë, dhe për këtë arsye, në vend që të debatojnë mbi kurrizin e punëtorëve, partitë politike duhet të qëndrojnë pranë tyre, të votojnë për pagën minimale, e cila duhet të jetë 600 euro, dhe të rrisin të gjitha pagat e tjera me të paktën 6.000 denarë”, tha Trendafilov në një deklaratë video të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Shporta minimale sindikale është rritur me 3.609 denarë krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Nga të dhënat mbi shportën minimale sindikale për vitet e kaluara, të cilat janë publikuar në faqen e internetit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, mund të shihet se një familje me katër anëtarë në shkurt të vitit 2024 kishte nevojë për 57.476 denarë për të siguruar nevojat e saj themelore.

Vitin e kaluar, po në shkurt, nevojiteshin 50.909 denarë, ndërsa në vitin 2022, një familjeje me katër anëtarë i nevojiteshin 36.146 denarë për të përmbushur nevojat e tyre themelore.

Kujtojmë se Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokoi për disa ditë institucionet me kërkesën për rritjne e pagës minimale në 600 euro, ndërsa pagat e mbetura duhet të rriten me të paktën 100 euro.

Sindikata njofton se nëse nuk ka zgjidhje deri në fund të shkurtit, grevë e përgjithshme dhe “protestë e madhe e punëtorëve” do të pasojnë në gjysmën e parë të marsit, për të cilën do të organizohet edhe transport nga qytete të tjera – sinjal se aksioni nuk duhet të mbetet vetëm ngjarje e Shkupit, por duhet të shndërrohet në presion kombëtar mbi politikën e pagave të qeverisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement