Bajrami për buxhetin: Qeveria vazhdon logjikën e njëjtë, të shpërndarjes pa kriter të mjeteve buxhetore - Gazeta Express
string(101) "bajrami-per-buxhetin-qeveria-vazhdon-logjiken-e-njejte-te-shperndarjes-pa-kriter-te-mjeteve-buxhetore"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 14:36

Bajrami për buxhetin: Qeveria vazhdon logjikën e njëjtë, të shpërndarjes pa kriter të mjeteve buxhetore

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 14:36

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026-të, e të cilin thotë se Qeveria ka vazhduar me logjikën e njëjtë të shpërndarjes së mjeteve pa kritere.

Madje ajo thotë se shpenzimi i parasë publike këto pesë vjet ka qenë i shoqëruar me korrupsionin endemik.

“Sot në Kuvendin e Kosovës kaloi ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Edhe pse LVV është në pushtet që nga viti 2021 dhe e dinte rezultatin e zgjedhjeve që nga 28 dhjetori 2025, ata sot kaluan një ligj që as strukturën e vetë qeverisë nuk e pasqyron: 4 nga 19 ministra mbeten pa buxhet me ligjin që kaloj sot. Për me tepër, shpenzimi i parasë publike këto pesë vjet ka qenë i shoqëruar me korrupsion endemik, mbi 3500 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë dhe me skema korruptive publike, pa lënë asnjë gjurmë me  projekte kapitale që kanë vlerë për brezat ardhshëm. Mjafton të shohim rrugët rajonale, tash e gjashtë vjet janë punishte në pauzë. Qeveria vazhdon logjikën e njëjtë, të shpërndarjes pa kriter të mjeteve buxhetore të cilat zakonisht rrisin importin e thellojnë deficitin tregtar”, ka shkruar ajo.

Bajrami vlerëson se shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetrët përmes inflacionit.

“Pra, shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit çdo ditë të vitit dhe pastaj, kur t’u ju teket shpërndan nga një 100 Euro për të mbuluar dështimet e mëdha në arsim, shëndetësi dhe çdo fushë tjetër. Vota nuk do të duhej të ishte qëllim në vete asnjëherë, vota është mjet që një parti politike ta arrij të realizoj programin e saj në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe forcimit të shtetit, por fatkeqësisht kjo për LVV nuk vlen”, përfundon shkrimin ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement