Rexhepi shkruan për arrestimin e Jugosllav Petroviqit, i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2010 - Gazeta Express
string(105) "rexhepi-shkruan-per-arrestimin-e-jugosllav-petroviqit-i-dyshuar-per-vrasjen-e-aktivistit-boshnjak-me-2010"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 13:07

Rexhepi shkruan për arrestimin e Jugosllav Petroviqit, i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2010

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 13:07

Deputetja boshnjake Emilia Rexhepi ka thënë se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Salkoviqit më 2010 në Leposaviq. 

Rexhepi që është deputete e Partisë së Re Demokratike ka thënë se 16 vjet pas vrasjes, ky hap tregon se shteti i Kosovës nuk i harron viktimat e siç ka thënë, strukturave kriminale. 

“Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet një person (Jugosllav Petroviq), i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit dhe plagosjen e kolegut të tij. Ky hap paraqet një sinjal të rëndësishëm dhe pozitiv se shteti i Kosovës, përkundër pengesave të shumta politike dhe të sigurisë, nuk i harron viktimat e strukturave kriminale dhe se ka vullnet institucional për të hedhur dritë edhe në rastet më të vështira”, ka shkruar Rexhepi në Facebook. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement